Një vajzë 16-vjeçare u përdhunua nga një grup djemsh, ndërsa më pas u dogj e gjallë në sy të prindërve. Ngjarja horror u shënua këtë të enjte në fshatin indian të Rajakendua, në distriktin e Chatra.
Katër djem të rinj e rrëmbyen dhe përdhunuan vajzën. Por pas përdhunimit, ata u dënuan nga këshilli i fshatit që të paguanin një gjobë prej rreth 625 euro. Të inatosur ata keqtrajtuan prindërit e viktimës, ndërsa dogjën të gjallë 16-vjeçaren. Pas kësaj ngjarje gjithë vendi u përfshi nga vala e protestave, ndërkohë që katër të rinjtë u arrestuan.
ma.me