Policia e Shtetit ka dhënë informacione lidhur me ngjarjen e ndodhur në Shkodër ku u plagos biznesmeni i njohur Xhevat Vataksi.
Raportohet se uniformat blu kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në kërkim të tij.
“Me datë 05.05.2018 ora 12.30 jemi njoftuar se në fshatin Darragjat Shkodër, ka ndodhur plagosje me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. V. 60 vjeç.
Menjëhere jane vënë në levizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën dhe duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorit, shtetasit A. L. 43 vjeç, banues në fshatin Berdicë”, raporton policia.
Shtetasi Xh. V është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, i cili ka marr plagë në kembë, momentalisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të ngjarjes/a.m.