Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka nisur një konkurs për të gjithë personat që dashurojnë fotografinë.
Ideja është për të promovuar bukuritë e vendit përmes fotove nën moton “Ngjyrat e Shqipërisë:
“MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e çeljes së konkursit të fotografisë dixhitale “Colours of Albania2018”, që për këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane” e Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë
Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018 për të gjitha fotot tuaja që do të nxjerrin në pah vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare apo pamjet mahnitëse që aparati juaj mund të kapë lehtësisht në çdo pëllëmbë të vendit”, shkruan Rama./a.m.