Një incident i rëndë ka ndodhur te Varrezat e Dëshmorëve ku zhvilloheshin homazhe në nder të të rënëve për atdheun.
Në homazhe ishin edhe disa fanatikë të ish-diktatorit Enver Hoxha të cilët mbanin pankarta dhe fotot e tij.
Por, disa qytetarë kanë reaguar duke u konfrontuar me këta persona.
Gjithçka ka nisur pasi disa fanatikë të ish-diktatorit po kryenin homazhe me foton e tij në dorë. Ndërkohë, një person u afrua dhe sulmoi një të moshuar që mbante portretin e Hoxhës.
Kundërpërgjigje pati edhe nga ana e itharëve të komunizmit. Ndërkohë, në sfond dëgjoheshin thirrje “lavdi Enver Hoxhës”.
Nga ana tjetër dëgjoheshin sharje me zë të lartë ndaj ish-dikatorit nga ana e disa mbështetësve të PD që kishin mbërritur në pritje të kryetarit tësaj force Lulzim Basha. Në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë për të qetësuar situatën.