Borussia Dortmundi ka kontaktuar ish-trajnerin e Chelseat dhe Tottenhamit, Andre Villas-Boas që të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ri, raporton Goal.
Portugezi është pa skuadër që nga nëntori, dhe Dortmundi nuk është e nevojshme të paguajë klauzolë për të, siç është rasti me të preferuarin e klubit gjerman Lucien Favre të Nicet, transmeton Koha.net.
BVB synon ta zëvendësojë Peter Stogerin këtë verë, i cili ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. (b.an)