Petrit Vesili i ka cilësuar shpifje të ulëta akuzat e Saimir Tahirit, ndaj Ilir Metës.
Ai thotë Tahiri nuk i afrohet aspak Metës, pasi sipas tij, presidenti ka vendosur një standart në politikën shqiptare.
“Tahiri është një dënglaxhi që u fsheh mbas votës së socialistëve për të mos u arrestuar.
Ky nuk ka asnjë standard për t’iu afruar Ilir Metës.
Kur Meta u akuzua për një ngjarje, brenda 24 orëve dha dorëheqje nga të gjitha funksionet.
I dërgoi letër prokurorit të Përgjithshëm, ku i thoshte që ishte i gatshëm të hetohej. Ju nënshtrua gjykimit.
Meta vendosi standardin e paarritshëm nga këta ordinerët që janë sot në qeveri.
Tahiri u fsheh nën brekushet e atyre që e mbrojtën me votë që mos arrestohej. Sot duhet të kenë turp”, tha Vasili.(TemA)