Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar sot në QSUT një fëmijë me aftësi ndryshe, i cili falë një pune profesionale të ekipit mjekësor të ORL arriti të lehtësohet nga një problem jo i vogël që kishte me shikimin.
Manastirliu përmes një fotoje ku shihet tek i dhuron një tufë me lule fëmijës, i ka bashkangjitur edhe një mesazh tejet emocionues.
“Disa muaj më parë e takova në qendrën e përkujdesit “Pëllumbat” ku trajtohen fëmijët me aftësi ndryshe. Me dashuri që vetëm këta fëmijë dinë ta ofrojnë“-shkruan ministrja Manastirliu
Ajo thekson gjithashtu faktin se do të vijojë edhe pas operacionit përkujdesi për këtë fëmijë duke falenderuar edhe ekipin mjekësor të ORL në QSUT, shërbimin social si dhe ekipin e “Qëndrës Pëllumbat”.
Në përfundim të postimit të saj Ministrja i ka uruar përzemërsisht “Të shkuara”.
POSTIMI PLOTË:
“Disa muaj më parë e takova në qendrën e përkujdesit “Pëllumbat” ku trajtohen fëmijët me aftësi ndryshe. Me dashuri që vetëm këta fëmijë dinë ta ofrojnë❤️
Ne do vijojmë përkujdesin në qendrën tonë sociale, por sot është lehtësuar nga një problem jo i vogël. U krye me sukses operacioni në sy🙏
Sepse kur bëhen bashkë profesionalizmi dhe përkushtimi i stafeve tona të #Shëndetësisë dhe #PërkujdesitSocial👉 bëhen punë akoma më të mira në ndihmë të atyre që kanë më shumë nevojë👍
👏ekipit mjekësor të ORL në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë
👏ekipit të #QendrësPëllumbat #ShërbimitSocial Shtetëror
Të shkuara ❤️”