Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ftoi partitë politike dhe qytetarët që në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit të tregojnë shkallën më të lartë të maturisë politike dhe të qytetarisë. Duke folur në në aktivitetin për Ditën e Europës, organizuar nga Ministria e Integrimit Meta bëri apel që palët politike të distancohen nga aktet që do të cënonin standardet e procesit.
“Sot do inaugurojmë fillimin e Këshillit për Integrimin Europian, që do drejtohet nga një përfaqësuese e opozitës. Duhet të përmend dhe reformën e Drejtësisë, për të pasur rezultate. Presim dhe rezultate pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit të reformës Administrative territoriale. Me këtë rast dua ti ftojë të gjitha forcat politike dhe qytetarët që të tregojnë shkallën më të lartë në këto zgjedhje dhe të ecim drejt shpalosjes së projekteve dhe të distancohemi nga çdo akt që të cënojë në mënyrë artificiale zgjedhjet. Pasi i kemi mundësitë për të pasur zgjedhje as më të qeta”, tha Meta.
Ndërsa nga ana e saj ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlautin kërkoi nga të rinjtë të lexojnë e të studiojnë më shumë për një Shqipëri Europiane.
“Për të gjithë ata të rinj që gjenden këtu sot, kam një mesazh vërtet të thjeshtë. Ju lutem mësoni sa më shumë që të jetë e mundur, të jeni kureshtarë, sepse ju jeni motori kryesor i ndryshimeve në Shqipëri. Të gjithë ambasadorët këtu po punojnë për një Shqipëri evropiane në Bashkimin Evropian”, tha Vlahutin.