Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në parlament, ka ironizuar LSI-në, e cila nuk iu përgjigj thirrjes së PD për bojkot.
Rama e lidhi situatën politike me futbollin, ku sipas tij qeveria dhe PS po luajnë në fushën e Champions League.
Ndërkohë PD është në kategorinë e dytë, ndërsa LSI në kategorinë e tretë.
“Ne duam të shkojmë më tutje në Chamions League, ne nuk luftojmë këtu për katëgorinë e dytë dhe të tretë. Këta janë kategoria e dytë, Titi me Luanin janë e treta kjo dihet.
Edhe si gjithë ata të kategorisë së tretë rrinë dhe kur i vjen topi në këmbë nuk shohin topin por thembrën e tjetrit. Dhe për këtë i mbajnë që të na gjuajnë këmbëve dhe jo të bëjnë gol.
Dihet që Titi dhe Luani nuk kanë lidhje fare me zonën e rreptësisë. Aty është Monika me çizme në dorë për ti gjuajtur arbitrit. Çfarë të bëjmë? Më thoni çfarë të bëjmë? Përpiqet njeriu ti marrë seriozisht për të respektuar ata që i kanë votuar.”, deklaroi Rama
a.ç