Ministrja e Arsimit tha sot se asnjë mësues nuk do lejohet të mbajë celular gjatë orëve të mësimit.
Lindita Nikolla e bëri këtë deklaratë në një takim që pati me qytetarë të Kavajës, në vijim të fushatës së sapo nisur nga qeveria “Logaridhënia para publikut”.
“Mësuesve do ju ndalohet hyrja në orë të mësimit me celularë, ne do ecim edhe më shumë tek nxënësit, por ky është parakushti i parë”, deklaroi Nikolla.
Ajo në vijim renditi ato që i quan suksese në sektorin e arsimit, të tilla si portali për mësuesit, apo edhe nisma 3 lëndë në 6 orë.
Për ministren Nikolla, vitin e ardhsëm, do të rikthehet inspektimi në çdo shkollë të Shqipërisë.
“Do të jetë syri monitoruesi i standardeve dhe problematikave, i ngritjes së alarmit, jo kur të ketë mbaruar viti shkollor dhe kur të shohim përmes mediave ndonjë mësues që dhunon apo ndonjë mësues që abuzon me detyrën, por do të kemi gjithë informacionin në kohë reale për të ndërhyrë në kohë reale për të gjitha këto problematika”, tha Nikolla. /b.d
mesues jo, por nxenes po ??? mblidhi rripat nxenesve oj ministreee