Një episod i rënda ka ndodhur një ditë më parë në Arezzo të Italisë.
Babai i një fëmijë 10 vjeçar ka dhunuar trajnerin e futbollit pasi nuk i futi në lojë djalin e tij. Mediat italiane shkruajnë se babai ka nisur të fyejë fillimisht trajnerin dhe më pas e ka sulmuar atë edhe fizikisht. Për të qetësuar situatën është thirrur edhe policia.
Atletico Levan Leona dënoi me anë të një deklaratë ngjarjen e rëndë.
/Top Channel