Ish i përndjekuri politik në kohën e regjimit komunist Kujtim Çekani, ka treguar bisedën që ka pasur me deputetin demokrat Flamur Noka pasi ky i fundit e kishte telefonuar për t’i kërkuar që ta mbështeste në debatin e hapur me ish kreun e PD-së në Kukës Ibsen Elezi.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, njeriu i orëve të para të demokracisë nënvizon zhgënjimin që ka marrë nga disa prej figurave kryesore me të cilat përfaqësohet sot Partia Demokratike. Ndër ta ai shigjeton ish ministrin Flamur Noka të cilin e konsideron një turp për kukësianët pasi siç thotë e “ka fëlliqur Kukësin”.
Ndërkohë, më herët demokratët e zonës kanë publikuar edhe fakte nga prapaskenat se si Noka punoi kundër protestës së kukësianëve të cilët kundërshtuan tarifimin e Rrugës së Kombit. Më poshtë po përcjellim postimin e tij të plotë:
“Komunistet jan te Pabese .
Ata zbatojne teorine e Atit te tyre Percaj e Sundo ( gjithmone aty ku gjejne )
Mbasi degjova fjalimin e Ibsen Elezi menjehere un shperndava ne Statusin Tim fjalimin e Tij duke Cituar .. Ke fole edhe per Mua .
Filluan sms ne Mesengger …. Kujtim mos shkruaj per Elezin Ai eshte i majte e eshte i shitur tek Rama ..ecccc .dhe nuk eshte Dora Jote
ju them un nuk e njoh por per cfar tha ma ka bere zemren
mal ..
Diskutimi zgjati nja gjysem ore por un nuk leviza nga mendimi im .
Sot mesoj te verteten .
Ibsen Elezi eshte familje Fisnike dhe ndermjet te tjerave ka qen e internuar ne Kosove te Elbasanit
Bile eshte edhe Nip andej nga Zona Ime
Po ta them publikish more Flamur qe te paskan stervitur mire por jo gjithmon te Ecin
E ke felliq Kuksin
Turp .
Deshta te shtoj edhe dicka
Te besh Politike eshte nje Gje .
Dhe te hash mbas shpine eshte dicka tjeter”, shkruan demokrati.
ma.me