Gjysma e popullsisë së Amerikës ndihet e vetmuar dhe adoleshentët janë më të prekurit.
Sipas një sondazhi të ri ku kanë marrë pjesë 20.000 njerëz, u zbulua se 50% e tyre ndihen të vetmuar ose të shpërfillur.
Më shumë se 1/4 mendojnë se nuk kanë askënd në jetën e tyre që ti kuptojë dhe 43% mendojnë se marrëdhëniet e tyre nuk janë kuptimplota.
Studimi zbuloi se të rinjtë nën moshën 22 vjeç ndihen shumë më të izoluar sesa të moshuarit dhe përdorimi i rrejteve sociale nuk ndikon në gjendjen e tyre.
Por zbulimet nuk janë tërësisht të papritura, ato vijnë në mes të rritjes së diagnozave të depresionit dhe ankthit në të gjitha grupmoshat.
Rezultatet tregojnë një nevojë për më shumë kujdes shëndetësor mendor dhe fizik.
Anketa tregoi se ata që ndiheshin më pak të vetmuar kishin një shëndet më të mirë.
Por në bazë të anketës së Cigna, 1 në 5 njerëz raportojnë se ndihen rrallë ose kurrë afër me njerëzit (20%) ose njehen se kanë njerëz me të cilët mund të flasin (18%).
“Ne po shohim një mungesë të lidhjes njerëzore, e cila në fund të fundit çon në një mungesë vitaliteti, ose një shkëputje mes mendjes dhe trupit,”-tha David M. Cordani, president dhe shefi ekzekutiv i Cigna.
“Por ne duhet ta ndryshojmë këtë prirje. Kur mendja dhe trupi trajtohen si një, ne shohim rezultate të fuqishme.”
Ilaçi më të fuqishëm ndaj vetmisë janë gjumi, qëndrimi shumë kohë pranë familjes, aktiviteti fizik dhe puna jo e tepërt./oranews
a.ç