Një turist çek ka humbur në Shkodër teksa po lundronte me një varkë ne lumin Kir. Ngjarja ka ndodhur në komunën Postribë të qytetit verior, kur dy të rinj, një djalë dhe një vajzë çeke po udhëtonin me një varkë në lumin Kir.
Por sipas të dhënave të para bëhet e ditur se dy të rinjtë janë larguar nga grupi i turistëve të tjerë, ndërsa varka e tyre është përmbysur. Si pasojë, mësohet se vajza ka mundur të dalë pa pësuar asnjë dëmtim nga lumi, ndëra djali rezulton i zhdukur.
Policia e Shkodrës dhe polumbarët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për gjetjen e turistit çek. Në këtë zonë lumi Kir ka intensitetin më të madh të rrjedhës së tij, si pasojë edhe e shkrirjes së dëborës.
Redaksia Online
(JavaNews.al)