Policia franceze arrestoi mbi 200 vetë, ndërsa protestuesit e maskuar thyen dritaret e dyqaneve dhe i vunë flakën disa restoranteve dhe makinave në Paris, në Ditën e Punëtorëve. Përleshjet erdhën kundër pakënaqësive që kanë qytetarët ndaj Presidentit Emmanuel Macron.
Policia kishte paralajmëruar ditën e hënë për protesta të mundshme. Autoritetet thanë se rreth 1,500 protestues të maskuar dhe të veshur me rroba të zeza u paraqitën në demonstratën në Ditën e Punëtorëve në 1 Maj. Më shumë se 200 anarkistë u arrestuan, tha shefi i policisë së Parisit Michel Delpuech në një konferencë shtypi.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe u përpoq të shpërndajë grupet problematike të anarkistëve.
a.ç