Do të jetë Roberto Mancini trajneri i Kombëtares Italiane të Futbollit. Tekniku i Zenit është takuar me drejtuesit më të lartë të federatës me të cilët ka gjetur akordin. Kështu raportojnë mediat italiane, të cilat shkruajnë se çdo gjë ka marrë fund, pritet vetëm firma në letër.
Por më parë Mancini duhet të prishë në mënyrë të njëanshme marrëdhënien me klubin rus me të cilin është nën kontratë edhe për dy vitet e ardhshme. Më 13 Maj do të jetë ndarja me Zenit. Mancini do të bëjë debutimin e tij në pankinën e Italisë me 28 Maj në miqësoren me Arabinë Saudite.
Më pas tekniku do të drejtojë Kombëtaren në garën e Ligës së Kombeve që do të nisë prej 6 Shtatorit, Italia do të jetë në grup me Portugalinë dhe Poloninë. Mbeten gjithashtu për t’u përcatuar edhe termat ekonomikë të kontratës. Mediat shkruajnë se ai bashkë me stafin do të përfitojnë 5 milionë euro, plus bonuset që lidhen me objektivat.
Por pasi të kalojë Arabinë Saudite në fund të Majit, menjëherë që do vijë miqësoret e vështira me Francën dhe Holandën, ku do të kuptohet dora e tij në Kombëtaren Italiane. /b.d