Kryeministri Rama ka qenë sot në Panairin e Punës në Tiranë, ku është interesuar në cdo stendë për vendet që ofrohen dhe nëse ka kërkesa për punë nga shqiptarët.
“Në gjithë ndërmarrjet në Shqipëri ka vende pune” – tha Rama duke ritheksuar edhe një herë rritjen e investimeve.
“Puna nuk vjen në shtëpi, nuk është vetëm punë shteti dhe për ne është e domosdoshme të ndajmë këtë vijë, të funksionojmë si forcë lëvizëse që shtyn drejt punësimit në sektorin privat. Pagat duhet të rriten, por duhet të rritet ekonomia dhe që kjo të rritet duhet të punojmë shumë fort të gjithë. Në këtë panair ka paga të ulëta, mesatare por edhe të larta. Punë ka, por nuk është as në kafe me lekët e mamit dhe babit ose në Facebook duke i thënë kryeministrit ‘o legen na gjej punë” – tha kreu i ekzekutivit.
/b.d