Koha e mirë ka bërë që shumë qytetarë ti drejtohet plazheve të vendit.
Politikani dhe gazetari nga Kosova, Milaim Zeka, e ka përshëndetur sot Kryeministrin Edi Rama me disa foto nga Gjiri i Lalzit. Zeka duket se e ka kaluar fundjavën në Gjirin e Lalzit, ku është përballur me një situatë aspak të mirë. Në fotot e shpërndara nga Zeka në faqen e tij në Facebook, duken mbetjet në bregun e detit.
Statusi i Zekës
Kjo foto u ba enkas per Kryeministrin Rama, me pa se në çfarë pleherash jetojme buzë detit. Këto janë pamje nga Gjiri Lalsit. Shqipëria nuk prodhon makina, as telefona budall, se le ma të mençur. Shqipëria jeton nga turizmi…