Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels ka paditur të hënën presidentin amerikan Donald Trump për shpifje.
Aktorja ka deklaruar se kreu i shtetit gënjeu kur përmes një postimi në Tëitter cilësoi “një punë mashtruesish” deklaratën e saj se e kishin kërcënuar me jetë nëse do të rrëfente aferën seksuale me të.
Padia në gjykatën federale të Manhatanit përshkallëzon përplasjen e Daniels me Trump dhe avokatin e tij personal Michael Cohen, që e pagoi 130 mijë dollarë përpara zgjedhjeve të vitit 2016, në mënyrë që të mos tregonte takimin mes tyre një dekadë më parë. Avokatët e Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk e kanë komentuar lajmin.
Më 18 prill, presidenti amerikan përdori rrjetin social Twitter për të vënë në lojë personin e identifikuar nga aktorja si njeriu që e kishte kërcënuar në emër të tij. “Profili i një njeriu inekzistent. Një punë mashtruesish!”, u shpreh Trump, përgatiti Express. (b.an)