Dy shqiptarë janë ndaluar dhe më pas arrestuar në Prossedi mbrëmjen e kaluar, ndërsa udhëtonin me 1 kg kokainë në makinë.
Makina u ndaluar nga karabinierët e Njësisë Investigative të Latinës dhe iu nënshtrua kontrollit. Droga u gjet në një zarf të termoizoluar të fshehur pranë motorit.
Në brendësi të mjetit u gjetën edhe 6 mijë euro cash, poshtë sediles së pasme të djathtë. Në pranga përfunduan një i ri shqiptar 28 vjeç dhe një grua po shqiptare, rezidentë në Ferentino, (Frosinone).
Në vijim të kontrollit të kryer në banesën e tyre, nga karabinierët e stacionit lokal u gjetën dhe u sekuestruan edhe dy peshore elektronike dhe material për paketimin e drogës. Gruaja u dërgua në burgun e Rebibbias, ndërsa burri në burg në Latina.
a.ç