Një person është gjetur i varur, në një kasolle pranë banesës ku jetonte me familjen.
Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të diel, në zonën e Maliqit.
Më konkretisht në fshatin Qesarakë, në ahurin e banesës së tij, është gjetur i vetëvarur,
40-vjeçari E.L.
Nga verifikimet paraprake, rezulton se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari i ka dhënë fund jetës, për shkaqe që mbeten për t’u sqaruar.
Gjithsesi për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për vlerësim.
a.ç