Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati kërkon që krimi organizuar të mos asociiohet me shqiptarët, pasi, siç tha ai, ka një tendencë të disa vendeve për të asociuar krimin e organizuar me shqiptarët.
Për ministrin Bushati është shumë e vështirë të bëhet dallimi i përgjegjsive për disa shtetas të cilët kanë 20-30 vjet që nuk jetojnë në Shqipëri edhe pse mbajnë pasaportë shqiptare.
“Ka një tendencë në disa vende për ta portretizuar shqiptarin për fat të keq të lidhur apo stigmën e krimit të organizuar për ta asociiuar me shqiptarët, ndërkohë që, e para, jo ne çdo rast bëhet fjalë për pasaportë shqiptare që do të thotë se përgjithësia shkon përtej shtetit shqiptar dhe mundësitë për të ndërhyrë janë thuajse zero ne e dimë shumë mirë dinamiken dhe kompozimin ndëretnik ne Ballkan dhe nuk besoj se ka ndonjëri këtu kohë për të humbur për të sqaruar më tej ketë gjë, së dyti keni një situatë e cila është shumë e vështire për ta ndarë qartazi se ku mund të fillojë përgjegjësia e një shteti dhe ku mbaron përgjegjësia e një shteti tjetër ku mund të bëhet fjalë për shembull për veprimtari kriminale të personave që mund të kenë 20-25-30 vjet që nuk jetojnë në Shqipëri”, nënvizoi kreu i diplomacisë Shqiptare.
MEPJ Ditmir Bushati mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët “Mbi të drejtat e shtetasve Shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit”, të zhvilluar në mjediset e kuvendit të Republikës së Shqiperisë.
Ndër të tjera, Ministri nënvizoi faktin se në 2017 ne kemi 30 % më pak të dënuar, raste kur shtetas shqiptarë janë dënuar se në 2016.
Më tej, ai vlerësoi këtë nismë si ndihmuese dhe orientuese dhe për të identifikuar veprimet e shtetit shqiptar në adresimin e kësaj cështje. Sipas tij ka një dallim të qartë kur flitet për diasporën dhe kur flitet për të drejtat e emigrantit, pasi “pikënisja është e ndryshme, jo vetëm tek pasaporta shqiptare, por edhe tek seti i të drejtave dhe detyrimeve që e përcaktojnë më së miri perimetrin e ushtrimit tonë”. Bushati u ndal tek shërbimet konsullore të cilët prej 3 vitesh kanë njohur një ndryshim rrënjësor në këtë drejtim ku për një numër shumë të madh shërbimesh mund ta marrësh onlinë.
a.ç