Sajid Javid, ish-bankier investues me origjinë pakistaneze, është emëruar ministër i Punëve të Brendshëm i Britanisë së madhe.
Javid është i biri i shoferit pakistanez i autobusit i cili me familje kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e 60 – të nga shekulli i shkuar.
Ai ka qenë edhe sekretar i Ministrisë britanike për Komunitete, pushtet vendor dhe banim, transmeton Koha.net shkrimin nga Jutarnji list.
Ky 48 vjeçar ka qenë edhe sekretar i Ekonomisë dhe i Kulturës. Në parlament ka hyrë në vitin 2010, ka qenë mbështetës i mbetjes së Britanisë ë BE, por konsiderohet të jetë euroskeptik. (b.an)