Një tjetër operacion antidrogë është finalizuar në kuadër të të cilit është goditur një grup i fuqishëm i trafikut të drogës i përbërë nga shqiptarë.
Policia italiane ka sekuestruar në brigjet e detit Adriatik, afër Salentos, një sasi prej 2 tonësh lëndë narkotike e llojit hashash.
Lënda narkotike ishte transportuar drejt vendit të Apenineve përmes një gomoneje.
Gjatë operacionit u arrestuan katër shtetas shqiptarë emrat e të cilëve nuk bëhen ende me dije.
Policia vijon hetimet për zbulimin e të tjerë perosnave të përfshirë në linjën e trafikut. Ndërkohë, paralelsihtnjanë kryer kontrolle në ambjente ku dyshohet se janë ëprdorur si baza të grupit të trafikantëve./a.m.