Fatjona Memçaj duket se do të kalojë me sukses procesin e Vettingut, edhe pse në seancën e zhvilluar sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk dha vendimin përfundimtar, i cili pritet të jepet më më 3 Maj.
Pasuqir e prokurores u vlerësua e ligjshme. Ndërkohë, KPK shqyrtoi edhe disa dosje sa i takon anës profesionale. Raportohet se në dy prej tyre janë konstatuar probleme por nuk parashikohet të sjellin probleme për velerësimin e përgjithshëm.
Fatjona Memçaj ka ushtruar këto detyra: Drejtore e Drejtorisë Juridike në Institucionin e Republikës 2008-2013, mësimdhënie pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës, mësimdhënie në Universitetin Beder, drejtore e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës si dhe prokurore pranë Prokurorisë së Apelit nga viti 2013 e në vijim.
Memçaj deklaron dy apartamente banimi në vitin 2003 dhe 2004, më sipërfaqe 97 m2 dhe 96 m2, ku është me vetëm 20 % pronare. Nga viti 2004 dhe në vazhdim, prokuroja nuk deklaron asnjë pasuri tjetër të paluajtshme. Ndërkaq, së bashku me bashkëshortin e saj, Dashamir Alsula, deklarojnë disa makina, por në vlera nën 6 mijë euro./a.m.