Një ngjarje tragjike ndodhi në Francë ku u vra një shqiptar nga Kosova. Viktima ëhstë shtetasi me inicialet S.N. Ai u vra të mërkurën por lajmi u raportua vetëm mbrëmjen e së dielës nga emdiat franceze.
Sipas policisë, në kërkim është shpallur një shtetas algjerian 35-vjeçar, i cili ishte fiqnj me shqiptarin. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tyre, për çështje që ende nuk dihen.
Kirmi i rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të shqiptarit. Dy djemtë e tij 6 e 4-vjeç si dhe vajza 2-vjeçare ishin prezentë në momentet kur babai u qëllua me tre plumba, në godinën e vogël të banimit në Mulohuse, në rrugën “Rue des Juifs”.
Shqiptari jetonte në Francë prej 19 vitesh. Ai ishte larguar prej kohës së luftës nga Gjakova dhe kishte ndërtuar jetën në Francë./a.m.