Një baba ka rrëmbyer vajzën e tij të vogël në një shesh lojërash, dhe kjo e gjitha për një eksperiment të çuditshëm social. Ngjarja e pazakontë është regjistruar në qytetin Surgut të Rusisë.
Pamjet tregojnë nënën duke qëndruar me vajzën e saj në një shesh lojërash. Për arsye të panjohura ajo largohet nga parku dhe lë vajzën vetëm disa minuta.
Ndërsa vogëlushja luan një “rrëmbyes” i afrohet. Burri që në të vërtetë është babai i saj merr fëmijën, edhe pse kjo e fundit e kundërshton me dhunë.
Por “rrëmbyesi” pavarësisht rezistencës së saj e mban vogëlushen që shkelmon dhe bërtet dhe e fut në makinë. Në fund të videos nëna kthehet dhe shikon që vajza e saj është zhdukur ndaj fillon të kërkojë në të gjithë zonën.
“Rrëmbyesi” që ishte babai i vajzës dhe inskenoi ngjarjen shpjegoi se gjithçka e bëri për t’u treguar prindërve të mos i lënë fëmijët vetëm për asnjë moment.