Napoli është mposhtur në udhëtim te Fiorentina, duke i zvogëluar edhe më tepër gjasat që të arrijë titullin e Serisë A për këtë edicion.
Napoli e nisi shumë keq ndeshjen, pasi në minutën e tetë mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq, transmeton Koha.net.
Me një lojtar më tepër në fushë Fiorentina e pati më të lehtë, dhe arriti të arkëtojë pikët e plota, duke fituar 3-0. Ishte sulmuesi argjentinas Giovanni Simeone që shënoi të tre golat për Fiorentinën. Me katër pikë më pak se lideri Juventusi, skuadra e Napolit mban vendin e dytë tani me 84 pikë, kurse Fiorentina në vendin e nëntë ka 54 pikë. (Koha)