Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë të fortë për “Panorama Sport” në lidhje me ndeshjen Vllazia-Laçi që është duke u luajtur në këto momente.
“Kam informacion se fiton Vllaznia. Premion që i kishin premtuar e ka marrë Laci! Vini baste se fiton Vllaznia 1-0″, deklaroi Mziu.
Kjo nuk është hera e parë që Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës, flet për ndeshje të trukuara. Më herët, i ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24” ai është prononcuar për një tjetër rast, që në fund duke u bazuar nga ajo që deklaroi doli e vërtetë.