TIRANE – Modelja shqiptare Emina Çunmulaj bën shpesh postime në Instagram, kryesisht me të bijën Ella Faria. Ndërkohë që është në pritje të fëmijës së saj të dytë, Emina ka surprizuar me një dedikim emocionues për bashkëshortin e saj.
Në një foto të postuar në Instagram, ajo shkruan: “Nuk mund ta besoj që u bënë më shumë 8 vite dhe shumë momente të paharrueshme dhe të tjera të vështira. Jemi një familje prej tre vetash dhe shumë shpejt do të shtohet edhe një tjetër.
Si fluturon koha dhe sa e bukur është jeta. Jam krenare për ne dhe për sa shumë kemi punuar për të arritur këtu ku jemi. Dhe me padurim pres të shijoj dhe jetoj çdo moment krah teje”. (bw)