Sot do të njihet me masën e sigurisë Bashkim Teli, 69 vjeçari që i mori jetën bashkëjetueses së tij Suzana Shemuni 58 vjeçe, në Shkodër. Teli ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Shkodrës. Çështja do të gjykohet nga gjyqtarja Izabela Radovani, prokurori Vat Staka ka kërkuar masën “Arrest me burg”. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura. I akuzuari është braktisur edhe nga vajzat e tij.
Mësohet se shkak i vrasjes ka qënë një shumë parashë që gruaja ia kishte kërkuar 69-vjeçarit. Ky i fundit nuk ka pranuar t’ia jepet dhe në debat e siper, i moshuar e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.