Ka mbërrtitur në aeroportin eRinasit patriarku rus Kirill, sot në orën 16:00 në kuadër të një vizite dy ditore në vendin tonë. Kjo është hera e parë që Kirill vjen në Shqipëri, teksa gjatë qëndrimit të tij dy ditor do të takohet me kryepeshkopin Janullatos, por edhe me kreun e shtetit Ilir Meta dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vendin tonë.
Mësohet gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Patriarku rus do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit në Durrës, por edhe qytetin e Beratit. Patriarku ka mbërritur i rrethuar me forca të shumta sigurie, të cilët do të ruajnë partiarkun rus Kirill gjatë agjendës së tij në Shqipëri. Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë Patriarku rus ka mbajtur meshë në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. /ma.me