Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me Sekretarin Amerikan te Shtetit Mike Pompeo, i sapo zgjedhur në detyrë.
Takimi mes tyre është zhvilluar në Bruksel, ku janë mledhur ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s
Në një foto të shperndarë në rrjetin social Instagram, ministri Bushati thekson se i ka uruar suksese në detyrën e re. “Një bisedë interesante me Mike Pompeo në ministerialin e jashtëm të NATO-s. I urova fat dhe suksese në detyrën e tij të re”, shprehet Ministri Bushati.
Mike Pompeo është sekretari i ri i shtetit i konfirmuar nga senati amerikan vetëm 24 orë më parë dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Brukselit./a.m.