Një krim i rëndë në familje është shënuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku burri ka vrarë gruan me çekiç.
Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër, mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, ka goditur, disa herë me çekiç në kokë, bashkëjetuesen e tij Suzana Shemuni, 58 vjeçe.
Gjithçka ka ndodhur pas një debati të ashpër mes çiftit, ku burri ka rrëmbyer çekiçin dhe ka goditur në mënyrë të përsëritur gruan.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 58-vjeçarja ka gjetur vdekjen. Mësohet se viktima ishte gruaja e dytë e Bashkim Telit, i cili ishte divorcuar para disa kohësh, nga gruaja e tij e parë.
Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e çekiçit me të cilin i dyshuari ka qëlluar viktimën. Bashkim Teli u arrestua pak pas ngjarjes, nën akuzën e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./a.m.