SARANDE – Një skaf 5 metra i gjatë është kapur sot në grykëderdhjen e lumit Pavllo në Sarandë.
Operacioni u zhvillua nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar në Komisariatin e Sarandës në bashkëpunim me policinë kufitare.
Mjeti lundrues mendohet se do të përdorej për trafik droge drejt Greqisë.
Policia ndodhet akoma në vendin e ngjarjes dhe po vijon kontrollet në zonë
a.ç