Për këtë, ai kërkoi të ekspertoheshin pamjet filmike të kamerave të sigurisë së institucionit, prej nga vërtetohet se Iljas Labi nuk hynte kurrë në zyrën e tij. Akt-ekspertimi u përpilua nga dy ekspertë të Policisë Shkencore, të cilët i thanë gjykatës se kanë vëzhguar 140 orë pamje filmike, në të cilat nuk shquhet qartë dera e zyrës së ish-nëndrejtorit Iliaz Labi.
Megjithatë ekspertët kanë shkëputur me foto të gjithë personat që kanë hyrë dhe dalë nga zyra e ish-drejtorit Zoto. Gjykata nuk dha detaje se cilët janë personat që shfaqen në këtë foto dhe nëse e rëndojnë ose jo pozitën e të pandehurit, por vendosi ti administronte si provë. Gjykata vendosi t’i drejtohet me shkrese zyrtare Drejtorisë së Burgjeve për të pyetur nëse në datat 23-24 maj 2016 i pandehuri dhe ish-zëvendësi i tij Labi janë paraqitur ose jo në punë dhe nëse kanë zhvilluar ndonjë aktivititet jashtë institucionit. Pasi kësaj përgjigjeje pritej edhe pretenca e prokurorisë ndaj të pandehurit Artur Zoto.
ma.me