Shtatë vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë. Ky është dënimi i dhënë me gjykim të shkurtuar nga gjykatësi, pasi prokuroria kishte kërkuar 13 vjet e 4 muaj burg, për 37-vjeçarin Shuaip Tufa, punëtor ndërtimi shqiptar, rezident në Viadana.
Shqiptari, i konsideruar një prej korrierëve më të rëndësishëm të drogës ndërmjet Emilias dhe Mantovës, përfundoi në pranga bashkë me një bashkëkombas nëntorin e kaluar pas një operacioni të koordinuar nga policia dhe Guardia di Finanza.
Në banesën e tij ishin gjetur 11 kg e 100 gram kokainë. Ndërsa në garazhin e jashtëm, ishin gjetur në një frigorifer rreth 9 kg marijuanë, 11180 euro të holla, 4 telefonë celularë dhe materiali për përzierjen e drogës si dhe ambalazhi për dozat.
Sipas akuzës, kokaina ishte gati për t’u transportuar në Parma. Pikërisht nga qyteti dukal kishin nisur hetimet deri në arrestimin e dy shqiptarëve me akuzën për posedim lëndësh narkotike me qëllim shpërndarjen.
Kur agjentët e policisë së Emilias po hetonin kanë zbuluar se nuk ishin vetëm: edhe ushtarakët e Guardia di Finanza të Mantovës po kontrollonin të njëjtin person. Në këtë pikë kishte nisur një hetim sinergjik që ka përfshirë edhe skuadrën e lëvizshme të Mantovas.
Momenti më i mirë për të ndërhyrë mbërriti kur policët dhe ushtarakët kanë vënë re shqiptarin Tufa del nga shtëpia me makinë me një sjellje nervoze.
Pak më vonë kishte mëbrritur një Lancia Y nga e cila kishte zbritur një tjetër shqiptar, Zenaldo Mamaqi, 27 vjeç, që ndodhej në Itali prej pak ditës. I riu ishte nisur me makinë, për t’u ndaluar ma pas nga financierët. Në bordin e makinës kishte 8 kile e gjysmë kokainë të ndarë në 8 pako. /ma.me