“Procesi ka nisur dhe nis edhe ngritja e organeve të para të përzgjedhjes dhe vlerësimit. Sot është mbledhja e parë e bordit të përzgjedhjes i cili përcakton se kush do të jenë edhe në organin e parë të vlerësimit, pra 15 të parët e përbërë nga përfaqësues të ILDKPI-së, pedagogë të Universitetit të Tiranës si dhe përzgjedhja e 5 kandidatëve të tjera me konkurrim të hapur” theksoi Lamallari.
Zv.ministri Lamallari edhe një herë bëri të qartë se nuk kërkohen dokumenta shtesë për plotësimin e formularëve.
“E them me garanci që policët nuk kanë nevojë për dokumenta shtesë, por vetëm duhet të plotësojnë saktësisht formularët”, nenvizoi zv.ministri.
Sipas Lamallarit procesi i Vettingut synon një polici sa më profesioniste. Ky proces shkon me Vettingun në radhët e gjyqësorit, pasi është e domosdoshme që përkrah gjyqtarëve dhe prokurorëve të ketë edhe punonjës policie profesionist dhe me integritet.
Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari foli edhe për operacionin “Forca e ligjit” ku deklaroi se qëllimi kryesor është goditja e grupeve të krimit të organizuar dhe aseteve të tyre.
“Janë goditur disa grupe. Në një operacion u arrestuan mbi 40 shtetas për kontrabandë të personave në Kanada, SHBA dhe Angli. Task Forca Speciale vijon hetimet për rastin e kapjes së Kokainës në Durrës” shtoi ndër të tjera zv.ministri i Brendshëm.
ma.me