Vrasja e trefishtë në Bulevardin Zogu i Parë ku u përfshi dhe shtetasi italian i dyshuar si vrasës me pagesë Salvatore Letizzia, rikthehet te Gjykata e Krimeve të Renda. Kolegji i Gjykatës së Larte vendosi që gjykimi të vazhdojë tek Krimet pasi çështja është regjistruar para hyrjes në fuqi të kodit të ri të procedurës penale më 1 gusht 2017. Në atë ngjarje mbetën tre viktima mes tyre Mentor Lufi, Besnik Sulki dhe Gerdi Goxhaj. Ngjarja ndodhi pasditen e datës 27 maj 2015.
ma.me