Kryeministri Edi Rama ishte në Gjermani për vizitë zyrtare ku u takua edhe me kancelaren Angela Merkel. Ndërkohë, në disa media pranë opozitës, u shpërnda lajmi se kryeministri Edi Rama kishte ftuar për darkë disa deputetë gjermanë të CDU/CSU.
Referuar lajmit, në disa media shkruhej se deputetët gjermanë kanë refuzuar të marrin pjesë, për shkak se restoranti që kishte zgjedhur Rama ishte shumë i shtrenjtë.
Por, lajmi në fakt i referohet një njoftimi të shpërndarë nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Pyetja që ngriohet është a mund të merret për bazë një deklaratë e PD?
“Me vendim të grupit parlamentar CDU/CSU, asnjë deputet i partisë së Merkelit në darkë me Edi Ramën të martën, 24 prill.
Kryesia e Grupit Parlamentar CDU/ CSU u mblodh si rregullisht të hënën pasdite në Bundestag.
Një nga çështjet që diskutoi ishte edhe sulmi i mediatik plot fyerje e shpifje personale e familjare ndaj deputetit Krichbaum, i cili eshtë edhe kryetar i Komisionit për Europën.
Vendimi i kryetarit të Grupit Volker Kauder, person shumë i afërt me Merkel ishte i prerë: asnje nga deputetët e grupit CDU/CSU nuk do të jetë në darkën e shtruar nga Kryeministri Rama në China Club me rastin e vizitës së kryeministrit.
Edhe përzgjedhja e restorantit, ndër tre më të shtrenjtët në qytet, u shoqërua me habi dhe komente kritike. Të ftuar në darkë ishin vetëm deputetë të CDU/CSU, ndaj pas bojkotit të plotë nga ana e tyre, Rama darkoi vetëm me Fugën e Ballën në restorantin e shtrenjtë”, thuhet në deklaratën e PD-së./a.m.