Ish-numri një i botës së tenisit, Novak Gjokoviq, është eliminuar në rundin e dytë të turneut Barcelona Open të mërkurën, kur serbi u mposht 2:1 në sete, 6:2, 1:6 dhe 6:3, nga numri 140 në ranglistën botërore, Martin Klizan.
Gjokoviq nuk është kualifikuar në tetëshen më të mirë të një gare, që prej vitit të kaluar në Wimbledon, kur pësoi lëndim në bërryl, transmeton KTV.
Klizan e fitoi setin e parë në vetëm 32 minuta, para se Gjokoviq ta mposhtte sllovakun në setin e dytë.
Ndërkohë në setin e fundit, Klizan u tregua më i suksesshëm dhe fitoi për herë të parë ndaj këtij kundërshtari në pesë takime. (b.an)