Gjithsesi, për momentin duket shumë e vështirë që Liga Italiane e Futbollit të plotësojë kërkesën e tij, të paktën për dy ndeshjet e ardhshme, sepse dy ndeshjet e fundit dihet që do të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.
Eshtë vendosur se Juventus do të luajë të shtunën në mbrëmje kundër Inter në “San Siro”, ndërsa Napoli do të luajë të dielën në orën 18:00 në fushën e Fiorentina.
Edhe në javën e fundit, Juventus do të luajë të shtunën kundër Bologna, ndërsa Napoli të dielën ndaj Torino. Ndryshimi i orareve është thuajse i pamundur dhe pritet që kërkesa e Napoli të hidhet poshtë, edhe si pasojë e të drejtës televizive.