Gmail po kalon një ridizenjim masiv dhe po fiton shumë karakteristika të reja. Google ka njoftuar vetëm një përditësim të madh në Gmail, duke shtuar veçori të reja të tilla si njoftime me prioritet të lartë, modalitet konfidencial dhe mbështetje më të mirë në linjë.
Jo të gjitha tiparet do të jenë të disponueshme gjatë lançimit. Ato tipare të cilat do të jenë menjëherë të disponueshme përfshijnë përgjigje të mençura (të ngjashme me versionin celular të Gmail), mundësi për të shtyrë emailin në Inbox dhe një panel i ri i mjeteve në anën e djathtë të ndërfaqes së Gmail për qasje të lehtë në Tasks (gjithashtu të përditësuar) dhe Calendar. Procesi I marrjes së pamjes dhe veçorive e reja do të varet nga lloji i llogarisë së Google që ju keni.
Përdoruesit e rregullt të Gmail
Ju mund të aktivizoni pamjen dhe veçoritë e reja duke klikuar në kutinë Cilësimet në këndin e sipërm djathtas, më pas duke zgjedhur Try ,opsionin e ri të Gmail.
Përdoruesit G Suite
Nëse keni një llogari Gmail që e përdorni për punë ose shkollë, atëherë administratori i llogarisë duhet të aktivizojë Gmail-in e ri përmes Programit të Adoptimit të Parakohshëm.
Administratori do të duhet të përdorë panelin e Administrimit të Google dhe të zgjedhë Gmail-in e ri, shkruan PCWorld Albanian.