Egjiptianët të “çmendur” pas Salahut, vizatojnë grafite në rrugët e Cairos
Egjiptianët janë më se të lumtur për dy-golëshin e Mohamed Salah, që e ndihmoi Liverpoolin të bëj një hap të madh për kalim në finale të Ligës së Kampionëve në fitoren 5:2 kundër Romës në gjysmëfinale, në përballjen e parë të zhvilluar në “Anfield”.
Në rrugët e Cairos, Salah është gjithandej i pranishëm në grafite të ndryshme, dhe pas paraqitjes së të martës, është në kryetitujt e medieve egjiptiane. Në kafene e rrugë, të gjithë janë shprehur të lumtur, por janë më se krenar që Salah u bë egjiptiani i parë që e pranoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Premierligë.
Kryetitujt e medieve egjiptiane e kanë kurorëzuar 25-vjeçarin me emërimin, Mbreti Salah. Sulmuesi i Liverpoolit do të jetë udhëheqës i Përfaqësueses së Egjiptit në Kupën e Parë të Botës pas 28 vjetësh. Ai momentalisht është në rrugë të mirë për ta fituar Këpucën e Artë të Premier Leagues, pasi kryeson në listën e golashënuesve me 31 gola në 33 ndeshje deri tani. (b.an)