Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pritet të nisë kontrollet për zbatimin e kritereve ligjore nga subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e riparimit të automjeteve dhe transportit rrugor. Kriteret janë të ndara në kategori për riparimin e pjesëve mekanike, riparimin e karrocerisë, riparimin e impiantit elektrik, riparimin e gomave, por edhe për subjektet që tregtojnë mjete me motor dhe rimorkio apo kryejnë grumbullimin dhe shkatërrimin e mjeteve të dala jashtë përdorimit apo të braktisura. Lista me kriteret është e ndarë për pajisjet dhe instrumentet, ambientin si dhe dokumentacionin e nevojshëm. Krahas mjeteve të punës, kriteret kërkojnë zotërimin e një kompjuteri, pajisjet e mbrojtjes nga zjarri dhe kutinë e ndihmës së shpejtë. Sa i takon ambientit, ai duhet të jetë të paktën 30 metër katror, të ketë zyrë për punë administrative dhe nyje hidrosanitare (tualet).
Ligji
Do t’i nënshtrohen kontrollit subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e autoriparimeve dhe të transportit rrugor. Drejtoria e Përgjith-shme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se në zbatim të Ligjit Nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, për të eliminuar konkurrencën e pandershme, informalitetin si dhe që këto subjekte të ofrojnë një shërbim të kualifikuar dhe profesional, me fuqinë që i jep neni nr.37 i këtij ligji, do të ushtrojë kontrollet mbi subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e autoriparimeve. Ligji në fuqi ka si qëllim të rrisë në një shkallë më të lartë sigurinë në qarkullimin rrugor, si dhe të parandalojë e të luftojë trafi-kun e mjeteve të vjedhura. Gjithashtu, përcakton rregullat që duhen zbatuar për kryerjen e shërbimeve nga subjektet që kryejnë veprimtarinë e autoriparimit, që blejnë, shesin apo ndërmjetësojnë në shitblerje, që pjesëzojnë, rivënë në punë, japin mjete me qira ose vënë në dispozicion të të tretëve mjetet e tyre, që depozitojnë dhe shkatërrojnë mjetet e dala jashtë përdorimit, si dhe përcakton rregullat për ushtrimin e veprimtarisë së agje-ncive, që trajtojnë praktikat për qarkullimin e mjeteve me motor dhe të rimorkiove.
Vërtetimi i aftësisë profesionale
Vërtetimi i aftësisë profesionale për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pasi titullari ka marrë provimin e aftësisë nga komisioni i ngritur me urdhër të ministrit që mbulon fushën e transportit, me punonjës të drejtorive që mbulojnë këtë veprimtari në ministri dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Sesionet e provimeve janë vjetore dhe kryhen në çdo qark, sipas mënyrave dhe programeve të hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe të miratuara nga ministri që mbulon fushën e transportit. Provimi bëhet me shkrim, bazuar në pyetësorë me disa për-gjigje alternative, për njohjen e legjislacionit të për-gjithshëm dhe të veçantë, për qarkullimin rrugor, për transportin e udhëtarëve e të mallrave dhe për sistemin e taksave për këtë sektor. Çështjet, mbi të cilat përgatiten pyetësorët, u vihen në dispozicion të interesuarve të paktën 60 ditë para datës së provimit. Provimit të aftësisë nuk u nënshtrohen personat, që kanë qenë nëpunës të sektorëve të ministrisë që mbulon veprimtarinë, të sektorëve që mbulojnë veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe të sektorëve që mbulojnë veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Rrugore dhe që kanë qenë në këtë detyrë të paktën 3 vjet pa ndërprerje, nga data e hyrjes në fuqi të Kodit Rrugor.
Riparimi dhe mirëmbajtja e pjesëve mekanike dhe të motorit, të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove
PAJISJE DHE INSTRUMENTA
a) Gropë riparimi 1 (një), ku mund të qëndrojë një autoveturë ose sipas rastit një kamion /autobus, ose pajisje ngritëse (hidraulike ose elektrike) 1(një) copë, sipas standardeve teknike;
b) Elektrokompresor 1 (një) copë;
c) Kompjuter 1 (një) copë;
d) Pajisje të mbrojtjes nga zjarri 2 (dy) copë;
e) Kuti të ndihmës së shpejtë 1 (një) copë;
f) Llampa portative me transformator 220 / 24 – 36 volt 2 (dy) copë;
g) Diagnostikues për kontrollin e parametrave të motorit 1 (një) copë;
h) Vegla matëse dhe të kontrollit nga 1 (një) seri, për profesionin motorist, xhenerik, etj;
i) Kazan për mbeturinat 1 (një) copë;
j) Fuçi për grumbullimin e vajrave të përdorur 1 (një) copë.
AMBIENTE
a) Ambient të mbyllur, me ndriçimin e duhur dhe instalimet e nevojshme elektrike dhe të ajrimit,
me sipërfaqe jo me pak se 30 metra katrorë, ku mund të qëndrojë 1 (një) autoveturë ose sipas rastit 1 kamion / autobus;
b) Vend qëndrimi për mjetet që do të riparohen, ku mund të qëndrojë 1 (një) autoveturë ose sipas rastit 1 kamion / autobus;
c) Zyrë për punë administrative;
d) Nyje hidrosanitare;
Gjobat 200-700 mijë lekë
Të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë pa leje do të ndëshkohet me masa administrative sipas nenit 39 të ligjit Nr.9573, datë 03.07.2006 si më poshtë:
1.Për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 4 pika 3 shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”,( për veprimtaritë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit;b) për riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë; c) për riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik; ç) për riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave; gjobat janë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë;
2.Për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 4 pika 3 shkronja “d”,( për subjektet që blejnë, shesin mjete me motor dhe rimorkio(, gjobat janë nga 400.000 lekë deri në 700.000 lekë;
3. Për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 4 pika 3 shkronja “dh” (për subjektet që mbledhin, depozitojnë, shkatërrojnë mjetet ose pjesë të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura( gjobat janë nga 100.000 lekë deri në 300.000 lekë;
4. Për subjektet, me objekt veprimtarie sipas nenit 21 pika 1, (Ushtrimi i veprimtarisë së trajtimit të praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor kryhen nga subjekte të licencuara nga ministri që mbulon fushën e transportit(, gjoba nga 200.000 lekë deri në 400.000 lekë.
5. Këto shkelje shoqërohen edhe me konfiskimin e pajisjeve që kanë shërbyer për të kryer veprimtarinë e jashtëligjshme. /G.SH
ma.me