Ndërsa Siria është kthyer në një vend ferri, ku askush nuk do të jetojë më, mediat i kushtojnë rëndësi edhe profilit të bashkëshortes së Bashar Al Assad, Asmës që mund të konsiderohet pa frikë edhe si “Zonja e parë e ferrit”. Asma ka lindur në Britaninë e Madhe, ndërsa nga postimet e saj në rrjetet sociale duket sikur nuk jeton në ferrin me emrin Siri.
E qeshur, elegante dhe e rrethuar nga luksi, zonja e parë e Sirisë, të jep përshtypjen se në vendin e saj shkon gjithçka mirë.
Çifti bashkëshortor dhe tre fëmijët e tyre vazhdojnë të jetojnë në luks ashtu sikur se para fillimit të luftës, nëse kjo gjykohet sipas Instagramit të zonjës së parë, Asma Al Assad, ku ajo ka 230 mijë ndjekës.
Kur Asma Akras u martua me Bashar Al Assad në vitin 2000 bota e admironte. I dha Sirisë një nur të ri, e populli e quajti princesha Dajana nga Lindja.
Mirëpo, mendimi për zonjën e parë filloi të ndryshonte në vitin 2012 kur me dokumentet e Wikileaks u publikuan emailet që tregonin se ajo kishte paguar 350 mijë dollar për 130 mobile të reja, ndërkohë kishte kaluar një vit nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në vendin e saj. Nga emailet u zbulua se kishte blerë gjithashtu këpucë me taka kristali me vlerë 7.000 dollar, si dhe kishte kërkuar që rrobat e saj të dërgohen në Dubai në mënyrë që të anashkalohen sanksionet.
Vlerësohet se pallati presidencial ultra-modern, i ndërtuar në vitin 1979, nën kryesimin e arkitektit japonez Kenz Tanges, kishte një kosto prej më shumë se një miliard dollar. Lidhur me këtë, në një artikull nga viti 1989, theksohej se vetëm në një dhomë ishin vendosur 125 mijë pllaka mermeri vlera e të cilave ishte 10.6 milionë dollar.
Bashkëshortja e Assad ka lindur në vitin 1975 në Londër, nga prindërit muslimanë sunit, me prejardhje nga Homsi. Ka mbaruar kolegjin Queen’s si inxhiniere e informatikës dhe letërsisë franceze, Asma iu bashkua industrisë bankiere dhe punoi në Deutche Bank si analiste për hedge fonde. Me Bashar Al Assad është celebruar në mënyrë sekrete në vitin 2000 kur ai ishte 35 vjeç, e ajo ishte 25 vjeç, ata kanë tre fëmijë.
a.ç