Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, do të vizitojë Kosovën nesër, më 26 prill.
Kështu njofton Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku thuhet se ai do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.
“Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian”.
Pas takimit Thaçi dhe Tusk do të mbajnë një konferencë për media.
Tusk ka nisur një tur ballkanik duke vizituar Shqipërinë, Serbinë, Bosnjen dhe Maqedoninë.
a.ç