Ore te keqia per ish-presientin. Presidenti Giorgio Napolitano, 92 vjeç është shtruar urgjentisht në spitalin e Romës.
Ish presidenti italian Napolitano kishte dhimbja në gjoks këtë pasdite dhe probleme të vazhdueshme me zemrën.
Presidenti Giorgio Napolitano, 92 vjeç është shtruar urgjentisht në spitalin e Romës. Ish presidenti italian Napolitano kishte dhimbja në gjoks këtë pasdite dhe probleme të vazhdueshme me zemrën. Gjendja e tij po ndiqet me përparësi nga mjeket të cilët e kanë në kujdes ish presidentin Napolitano, raporton Repubblica.
Napolitano ka qënë president i 11-të i Italisë gjatë periudhës 15 Maj 2006 – 14 Janar 2015. Gjithashtu, Napolitano ka mbajtur poste të ndryshme politike si Ministër I Brendshëm, Ministër për Koordinimin dhe Mbrojtjes Civile si edhe Kryetar dhe anëtarë i dhomës së deputetëve .