Qëllimi është që të mos përfshihet emri i kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy në të njëjtin dokument me atë të udhëheqësit të Kosovës, të cilën Spanja nuk e njeh si shtet.
Pas bllokadës spanjolle, Evropa do të marrë pjesë në një takim me një deklaratë ekskluzive nga udhëheqësit evropianë, duke mos përfshirë Ballkanin, raporton “El Pais”. Takimi i Ballkanit, i pari i mbajtur me atë rajon kyç për Evropën për 15 vjet, po dëshmohet më problematik se sa që pritej.
Megjithëse katër shtetet e tjera që e mohojnë statusin Kosovën si shtet nuk janë të kënaqur me formatin, Spanja është e vetmja që propozon seriozisht të mos marrë pjesë në takim dhe që më në fund ka bllokojë deklaratën e përbashkët, siç është konfirmuar nga burimet diplomatike.
Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia do të toleronin hartimin draftit të përbashkët nëse qeveria spanjolle nuk do ta kishte refuzuar atë plotësisht. Vendimi përfundimtar u miratua të enjten e kaluar.
Me gjasë, Rajoy do të largohet nga Sofja – samiti do të mbahet në kryeqytetin bullgar më 17 maj – kur fillon takimi me të ashtuquajturit gjashtë partnerë nga Ballkani Perëndimor: Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Kosova.
Rajoy do të marrë pjesë vetëm në darkën e punës me udhëheqësit e 28 shteteve të BE-së një ditë më herët para se të fillojë samiti.
ma.me