Një ngjarje e rëndë ndodhi në Karaburun ditën e diel ku një 34-vjeçr i cili ishte i apasionuar oas zhytjes dhe peshkimit humbi jetën.
Viktima është 34-vjeçari Armand Hallvaxhiu, i cili njihej si kameraman i disa prej televizioneve më të njohura në vend.
Veç punës në televizione, ai ishte i pasionuar pas zhytjes dhe peshkimit, sport të cilin e praktikonte vazhdimisht.
Edhe fundjavën që lamë pas, ai ishte zhytur pranë vendit të njohur si shpella e ‘Haxhi Ali-ut’, ku dhe u mbyt.
Për vdekjen e tij grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia e Javanews i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se kolegut tone te ndjere./a.m.